Prej vitit 2015, në shkollën tonë realizohet Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me MASH dhe BZHA. Qëllimi është aftësimi i nxënësve për komunikim, bashkëveprim dhe bashkëpunim me nxënësit prej grupeve të tjera etnike, gjegjësisht gatishmëri për bashkëjetesë me të gjitha bashkësitë etnike në vendin tonë.

Në aktivitetet e projektit marin pjesë të gjithë anëtarët e bashkësisë së shkollës (stafi drejtues, arsimtarët, nxënësit, prindërit dhe këshilli i shkollës).

Në kuadër të projektit, shkolla jonë bashkëpunon me SHF “Rade Kratovçe“ nga Koçani dhe   me SHF “Nevena Georgieva Dunja” nga Shkupi. Janë zhvilluar aktivitete të shumta edukative dhe kreative, ku nxënësit kanë mësuar, janë shoqëruar dhe argëtuar. Në kënaqësi të përgjithshme, bashkëpunimi i suksesshëm mes shkollave tona vazhdon edhe në të ardhmen.