Drejtor i shkollës është Bukurie Ajvazi. E lindur më 04.09.1964 në Shkup me vendbanim në f.Bukoviq. Ka të kryer Fakultetin pedagogjik “Sh.Kliment Ohridski” në Shkup, grupi klasor. Që nga viti 1987 deri më sot është e punësuar në SHFK  “Emin Duraku” f.Bukoviq – Shkup. Ka qenë dhe është pjesëmarëse në shumë projekte që kanë të bëjnë me procesin edukativo-arsimorë të organizuar nga BZHA, MASH, USAID, UNICEF, Kryqi i Kuq dhe të tjera, për të cilat posedon edhe çertifikata.

Aktivitetet janë pjesë e jetës dhe punës së saj, aktualisht është nënkryetare e Kryqit të Kuq në komunën Karposh, ku përfshihet edhe komuna e Sarajit, në udhëheqësin e organizatës joqeveritare “Të ndryshëm por të barabartë” në udhëheqësin e festivalit ndërkombëtarë – festivalit të personave me aftësi të kufizuar dhe shumë aktivitete tjera.

Prej vitit 2006 deri vitit 2009 ka qenë drejtor shkolle ku me shumë sukses ka dhanë kontribut të veçantë për përmisimin e kushteve për punë, duke renovuar dhe pajisur të gjitha shkollat preiferike në fshatrat Arnaqi, Çajlanë dhe Raoviq, si dhe në veçanti në shkollën qendrore në f.Bukoviq. Po ashtu, dha kontribut për përmisimin e cilësisë në mësimdhënje.

Drejtor shkolle u zgjodh përsëri në vitin 2015 me insistimin e prindërve dhe pushtetit lokal. Tani e udhëheq shkollën me sukses ku dëshmi  janë edhe mirënjohjet e shumta nga institucionet kompetente arsimore dhe nga pushteti lokal, për realizimin e projekteve dhe përmisimin e kushteve të nxënësve dhe arsimtarëve, me qëllim të aritjeve të sukseseve më të larta.

Gjatë gjithë përvojës së saj të punës, është mësimdhënës në SHFK  “Emin Duraku”.  Me sukses ka kryer kurse për kualitet në shkollë, legjislacion, financim dhe modernizim i arsimit.