SHFK “Emin Duraku” f.Bukoviq – Shkup është në largësi 17 km. nga zona qendrore e qytetit dhe

gjendet në komunën e Sarajit.

Shkolla qendrore nё pёrbёrjen e saj ka tre shkolla periferike nё fshatrat: Arnaqi, Çajlanё dhe Raoviq.

Mёsimi nё shkollёn qendrore dhe periferike zhvillohet nё gjuhёn shqipe, nё dy ndrime, me pёrjashtim tё shkollёs

periferike të f.Raoviq nё tё cilёn mёsimi zhvillohet vetёm nё njё ndrim. Në shkollën periferike të f.Raoviq puna

edukativo-arsimore kryhet në 4 paralele të kombinuara me nga dy gjegjësisht tre klasëve.

Nё shkollё gjithsejt egzistojnë 40 paralele, prej tё cilave 36 tё pastra dhe 4 të kombinuara. Në vitin shkollor 2017/2018 numri i nxënësve është 627.

SHFK “Emin Duraku” me punën e saj filloi në vitin 1945. Në ditët e para të egzistimit u ballafaqua me mision të rëndë, por fisnik, për të qenë bartës i emancipimit të popullsis ku kryen veprimtarinë e saj.

Prej vitit 1945 deri tani,  drejtor  shkolle kanë qenë : z.Iljaz Nuredini, z.Kadri Bajrami, zj.Bukurije Ajvazi, z.Nubedin Bajrami, z.Besim Bajrami dhe aktualisht zj.Bukurije Ajvazi, të cilët me punën fisnike dhe krijuese, shkolla jonë është krenari për të punësuarit, nxënësit dhe prindërit. Në këtë periudhë janë shënuar rezultate të dukshme në zhvillimin e edukimit dhe arsimimit. Këtë e tregon edhe numri i madh i nxënësve që kanë vazhduar shkollimin e tyre në nivele më të larta. Gjatë dekadave të kaluara, të gjithë të punësuarit kanë treguar interesim të dukshëm për përsosje profesionale dhe ngritje permanente. Në rrugën e mëtejshme, na pret punë e lumtur  për fitime të rezultateve të reja në veprimtarinë edukativo-arsimore të shkollës.

Shkolla fillore qendrore “Emin Duraku”f.Bukoviq

Objekti i ri shkollor është ndërtuar në vitin 1965,  u renovua në vitin 2011. Ka tetë klasa, zyre për punë pedagogjike dhe administrative, tualete dhe bodrum.

Objekti i vjetër shkollor është i ndërtuar në vitin 1959, tërësisht i renovuar në vitin 2009. Ka tre klasa, bibliotekë, tualete dhe bodrum.

Shkolla ka dy fusha sportive, tё asfalltuara.